Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin e ardhshëm të parlamentit federal të Zvicrës, Arbër Bullakaj, i cili pritet të nisë mandatin e tij në fund të muajit.
Kurti e ka uruar Bullakajn për zgjedhjen e tij dhe ka vlerësuar këtë arritje si të rëndësishme për komunitetin shqiptar në diasporë, duke theksuar se ai është ndër përfaqësuesit e rrallë me origjinë nga Kosova në institucionet zvicerane.
Në takim është diskutuar për rolin e diasporës, integrimin e saj në Zvicër dhe mundësitë e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.
Bullakaj, me origjinë nga Suhareka, ka një angazhim shumëvjeçar në politikën zvicerane dhe është aktiv në Partinë Socialdemokrate të Zvicrës (SP), si dhe në iniciativa që lidhen me reformën e shtetësisë zvicerane.//EO//




