Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës në dy raste të ndara, për dyshime për vepra penale gjatë ushtrimit të detyrës.
Në rastin e parë në Gjilan, një rreshter dyshohet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”, ndërsa në rastin e dytë në Prishtinë, një toger dyshohet se ka incizuar pa autorizim gjatë një interviste në IPK.
Ndaj të dyve janë iniciuar procedura penale dhe hetimet po vazhdojnë.




