Bashkimi Evropian ka nisur transferimin e parafinancimit prej 61.8 milionë eurosh për Kosovën, në kuadër të Planit të Rritjes Ekonomike për Ballkanin Perëndimor.
Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, kjo shumë përbën 7% të totalit prej 882.6 milionë eurosh grante dhe kredi të buta të parapara për Kosovën deri në vitin 2027.
Nga kjo shumë, 28.74 milionë euro janë transferuar në buxhetin e Kosovës si kredi, ndërsa pjesa tjetër prej 33.04 milionë eurosh do të kanalizohet përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor.
BE thekson se pagesat do të bëhen në bazë të zbatimit të reformave të parapara në Agjendën e Reformave, e cila përfshin 111 hapa në fusha si sundimi i ligjit, ekonomia, tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital.
Zyrtarët e BE-së dhe Qeverisë së Kosovës kanë theksuar rëndësinë e përshpejtimit të reformave për të përfituar plotësisht nga ky program mbështetës.//EO//




