Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Gllogjan dhe Maznik, në nder të 27-vjetorit të rënies së Luan dhe Fatmir Nimanajt, Shkëlzen Haradinajt dhe Hasim Halilajt, si dhe 21-vjetorit të rënies së luftëtarit të lirisë Enver Haradinaj.
Ai, së bashku me bashkëluftëtarë dhe miq, ka marrë pjesë edhe në “Marshin e Lirisë”, nga Kulla e Dëshmorëve në Gllogjan deri në Maznik, te lapidari i heronjve.
Haradinaj ka vlerësuar se ata ishin luftëtarë që, sipas tij, u bënë mburojë për popullin dhe atdheun, duke theksuar se kujtimi për ta mbetet i përhershëm.






