Ministri i Jashtëm i Çekisë, Petr Macinka, gjatë një takimi në Pragë me homologun serb Marko Gjuriq, ka komentuar vendimin e vendit të tij për njohjen e Kosovës.
Ai ka deklaruar se qeveria e atëhershme mund të ketë vepruar nën presion dhe se vendimi mund të ishte marrë me më shumë kujdes, duke përmendur edhe ndikime të mundshme ndërkombëtare në atë periudhë.
Megjithatë, Macinka ka theksuar se aktualisht Çekia nuk ka interes të ndryshojë qëndrimin dhe nuk synon të ndërmarrë hapa të papritur lidhur me këtë çështje.




