Gjatë kontrolleve të rregullta në pikën kufitare në Vërmicë, bazuar në analizën e riskut, zyrtarët doganorë ndaluan për kontroll një automjet me targa të një vendi fqinj.
I pyetur nga zyrtarët nëse kishte mall për të deklaruar, shoferi u përgjigj negativisht. Megjithatë, sipas procedurave standarde, automjeti u përzgjodh për një kontroll të detajuar në bashkëpunim me Policinë Kufitare.
Gjatë kontrollit u zbulua mall i padeklaruar, për të cilin ekzistonte faturë, me vlerë rreth 1,500 euro.




