Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për familjen Berisha pas tragjedisë në Malishevë, ku si pasojë e një zjarri në banesë humbën jetën babai dhe dy fëmijë.
Ai ka thënë se kjo është një dhimbje e madhe dhe e papërshkrueshme për familjen dhe shoqërinë, duke shprehur solidaritet me të afërmit në këto momente të rënda.
Hamza u ka uruar forcë familjarëve për përballimin e kësaj humbjeje.




