Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i tronditur nga rasti tragjik në Malishevë, ku si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi humbën jetën tre anëtarë të një familjeje, babai dhe dy fëmijët.
Ai ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave, duke u solidarizuar me ta në këto momente të rënda.




