Ramush Haradinaj ka uruar xhudisten kosovare Distria Krasniqi për suksesin e saj në Kampionatin Evropian të xhudos në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Ai ka vlerësuar paraqitjen e saj të jashtëzakonshme, duke theksuar se me këtë fitore ajo ka mbrojtur medaljen e artë dhe është shpallur për herë të katërt kampione e Evropës në kategorinë e saj.
Haradinaj ka thënë se ky sukses e bën Kosovën krenare.




