Në një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në lagjen “Mirëdita” të Malishevës, kanë humbur jetën Ilir Berisha, 35 vjeç, së bashku me dy fëmijët e tij, vajzën N.B. dhe djalin K.B., të moshës 12 dhe 9 vjeç.
Sipas informacioneve fillestare, zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:55 në një shtëpi të kësaj lagjeje. Si pasojë e flakëve, tre anëtarët e familjes nuk kanë arritur të shpëtojnë.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Megjithatë, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë është konstatuar vdekja e tyre.
Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.




