Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj katër personave të arrestuar në një operacion kundër narkotikëve në Ferizaj, ku janë sekuestruar rreth 17.9 kg heroinë.
Të dyshuarit A.D., M.B., S.Sh. dhe M.Sh. dyshohen për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Gjykata ka vlerësuar se ekziston rrezik për arratisje dhe pengim të procedurës, duke marrë parasysh natyrën e veprës, sasinë e madhe të drogës dhe faktin se hetimet janë ende në zhvillim.
Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.




