Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një postim në Facebook lidhur me pjesëmarrjen e tij në tryezën “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne: virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?”.
Ai ka theksuar se bashkëjetesa ndërfetare është si virtyt shpirtëror ashtu edhe domosdoshmëri shoqërore për paqen dhe zhvillimin e vendit.
Kurti ka shtuar se Kosova karakterizohet nga bashkëjetesa dhe bashkëpunimi ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare, duke vlerësuar edhe punën për restaurimin e objekteve të ndryshme fetare dhe kulturore në gjithë vendin.






