Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00, ku deputetët pritet të shqyrtojnë disa çështje të rëndësishme legjislative dhe vendimmarrëse.
Sipas njoftimit zyrtar, rendi i ditës përfshin miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Po ashtu, në shqyrtim do të jetë edhe Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe vendimi i Qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit si pjesë e forcës ndërkombëtare stabilizuese në Gazë.
Në fund, deputetët pritet të shqyrtojnë edhe propozimin për dy kandidatë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.




