Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar marrëdhëniet me Italinë, duke theksuar se të gjitha qeveritë italiane në 35 vitet e fundit kanë qenë dashamirëse ndaj Shqipërisë.
Ai ka shtuar se qeveria e kryeministres Giorgia Meloni ka intensifikuar ndjeshëm bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve përmes projekteve konkrete.
Sipas Ramës, afrimi i mëtejshëm me Italinë sjell më shumë zhvillim dhe siguri për Shqipërinë.




