Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, Maqedonci e ka informuar ambasadoren për objektivat strategjike të ministrisë, përfshirë konceptin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse, zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe fuqizimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përkatëse, me theks të veçantë në industrinë e mbrojtjes dhe potencialin për bashkëprodhim.
Ambasadorja kroate, sipas njoftimit, ka vlerësuar orientimin e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike dhe rolin e saj në forcimin e stabilitetit dhe paqes në rajo




