Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka zhvilluar hetim me masa të fshehta në kuadër të një rasti të dyshuar për “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Shtërpcë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.
Sipas IPK-së, i dyshuari ka pranuar 2 mijë euro si pjesë e një shume të përgjithshme të lidhur me veprën penale.
Me vendim të Prokurorisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.




