Ramush Haradinaj ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës kërkesën për organizimin e një ceremonie përkujtimore në nder të Eliot Engel
Ai tha se Engel ka dhënë kontribut të madh në mbështetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke ndikuar në përkrahjen e SHBA-së në momentet vendimtare të historisë së vendit. Propozimi përfshin edhe një seancë të veçantë, çmim vjetor me emrin e tij dhe një memorial në Kuvend.




