Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, në Washington DC është takuar me zv.presidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Antonella Bassani, ku u diskutua për zhvillimet në sektorin financiar të Kosovës.
Takimi u fokusua në modernizimin e sistemit të pagesave, integrimin në SEPA dhe forcimin e stabilitetit financiar. Banka Botërore rikonfirmoi mbështetjen për reformat në Kosovë dhe bashkëpunimin e mëtejshëm me BQK-në.




