Lutfi Haziri nga LDK ka deklaruar se partia e tij dhe Lëvizja Vetëvendosje janë në konsultime për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.
Ai tha se synimi është gjetja e një zgjidhjeje sa më shpejt për të siguruar funksionimin institucional dhe formimin e kreut të shtetit.