Projektligji për energjinë dhe ai për energjinë elektrike nuk janë përfshirë në rendin e ditës në seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi opozita nuk pranoi procedimin e tyre me procedurë të përshpejtuar.
Kërkesa e mazhorancës nxiti përplasje mes deputetëve dhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe përfaqësuesve të opozitës, të cilët e kundërshtuan mënyrën e shqyrtimit të ligjeve.
Pas debatit dhe tensioneve në sallë, kërkesa nuk u miratua, ndërsa u shkëmbyen akuza mes pozitës dhe opozitës për vonesa dhe pasojat financiare të mosmiratimit të ligjeve.




