“Medica Gjakova” ka lansuar Procedurat Standarde Operative dhe Manualin për qasjen ndaj stresit dhe traumës, me qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë.
Drejtoresha Mirlinda Sada tha se qasja ndaj traumës është domosdoshmëri për një sistem më human dhe më të sigurt shëndetësor, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të përvojave të pacientëve, sidomos të të mbijetuarave të dhunës.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, e vlerësoi këtë iniciativë si hap të rëndësishëm drejt forcimit të kujdesit shëndetësor në vend, ndërsa përfaqësues të Odës së Mjekëve dhe Infermierëve theksuan rëndësinë e trajnimeve profesionale.




