Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të premte lirimin nga detyra të pesë ambasadorëve shqiptarë në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit, si dhe emërimin e dy diplomatëve të rinj.
Sipas vendimit, nga detyra janë liruar Riza Poda, ambasador në Kinë dhe në disa vende të tjera jo-rezidente; Bardhyl Canaj, ambasador në Serbi; Sami Shiba, ambasador në Egjipt dhe në disa vende të rajonit; Vasilika Hysi, përfaqësuese e Shqipërisë në OKB në Gjenevë; si dhe Albana Dautllari, ambasadore në Belgjikë dhe në Luksemburg.
Ndërkohë, Presidenti ka dekretuar emërimin e Gazmend Barbullushit si ambasador i Shqipërisë në Belgjikë dhe në Luksemburg (jo-rezident).
Po ashtu, Albana Dautllari është emëruar ambasadore e Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian.




