Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka deklaruar blerjen e një banese në vlerë 128 mijë e 740 euro bashkë me bashkëshortin, sipas Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Banesa është 128.74 m² dhe është blerë me kredi, ku figuron një borxh prej rreth 160 mijë euro.
Në deklarim përfshihen edhe pasuri të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të saj dhe bashkëshortit, si dhe të ardhurat vjetore nga Kuvendi dhe KQZ.




