Sipas një studimi të ri, konsumimi i alkoolit mund të ndikojë në uljen e ndjesisë së dhimbjes më shumë sesa disa qetësues të lehtë si paracetamoli.
Studiues nga Universiteti i Greenwich në Londër kanë analizuar 18 studime të ndryshme dhe kanë konstatuar se konsumimi i dy gotave birrë mund të sjellë një lehtësim të përkohshëm të dhimbjes, duke rritur nivelin e alkoolit në gjak deri në rreth 0.08%.
Sipas tyre, kjo mund të ndikojë në mënyrën se si truri përpunon sinjalet e dhimbjes ose të ulë ankthin, duke bërë që dhimbja të perceptohet si më e lehtë.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se nuk është ende plotësisht e qartë mekanizmi i këtij efekti dhe paralajmërojnë se alkooli nuk duhet të konsiderohet si zëvendësim për barnat mjekësore për trajtimin e dhimbjes.




