Avokati mbrojtës i të akuzuarit Kushtrim Kokalla, Ndrec Dodaj, në fjalën përfundimtare në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt ka kërkuar që gjykata të marrë vendim vetëm në bazë të provave të administruara dhe të vërtetuara gjatë procesit gjyqësor.
Ai theksoi se nuk duhet të merren parasysh raportimet mediale apo diskutimet publike, duke shtuar se rasti, sipas tij, është nën presion të madh.
“Kërkojmë nga gjykata që vendimi të bazohet në provat që janë administruar dhe të vërtetuara. Të mos merren për bazë SMS-të apo mediat dhe portalet që gjykojnë pa gjykim. Vendimi duhet të merret vetëm mbi prova, sepse jemi në një presion shumë të madh”, tha ai.
I akuzuari Kushtrim Kokalla ka deklaruar se e mbështet plotësisht fjalën e mbrojtjes së tij.//EO//




