Ish-Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë vjetore, ku përfshihen të ardhura nga paga dhe mëditje gjatë ushtrimit të detyrës si Presidente.
Sipas deklarimit, ajo ka pasuri të paluajtshme në Kosovë, përfshirë një arë dhe një shtëpi në pronësi të përbashkët, si dhe një banesë tjetër. Në emër të bashkëshortit figurojnë disa prona në Australi, përfshirë shtëpi dhe një garazh.
Osmani ka deklaruar edhe para të gatshme, si dhe detyrime financiare për punë shtesë në shtëpi dhe huamarrje për banim në Australi.




