Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në Kuvend ka paraqitur disa vërejtje për Projektligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke thënë se pa ndryshime nuk mund ta përkrahin atë.
Ai kritikoi mungesën e konsultimit publik, përdorimin e akteve nënligjore dhe mënyrën e hartimit të ligjit, duke theksuar se duhet të jetë në përputhje me standardet kushtetuese.
Gruda tha se PDK do të abstenojë në leximin e parë, por vendimi përfundimtar do të varet nga përmirësimet mes leximeve në Kuvend.




