Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji.
Në takim u diskutua bashkëpunimi mes dy forcave, zhvillimet në fushën e sigurisë dhe roli i FSK-së në stabilitetin rajonal.
Po ashtu, dy gjeneralët morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për fituesit e garës “Ushtari më i mirë”, duke vlerësuar angazhimin e tyre.
Në fund u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit në funksion të forcimit të sigurisë rajonale.




