Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka nisur një fushatë sensibilizuese për sigurinë në trafik të biçiklistëve, në kuadër të planit operativ “Mbroje jetën tënde dhe të tjerëve”.
Qëllimi i fushatës është vetëdijesimi i qytetarëve dhe drejtuesve të biçikletave për parandalimin e aksidenteve në trafik.
Gjatë aktiviteteve, policia po zhvillon kontakte të drejtpërdrejta me qytetarë dhe po shpërndan broshura me rregullat bazë të qarkullimit për biçiklistët.






