Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po i përdor projektligjet për qëllime elektorale.
Ajo në Kuvend deklaroi se sjellja e ligjeve të rëndësishme në këtë fazë ka për qëllim propagandën politike dhe jo adresimin real të problemeve.
Sipas saj, mungesa e debatit të mirëfilltë dhe paqartësitë ligjore tregojnë se këto nisma nuk janë serioze.
Kica-Xhelili theksoi se projektligjet mund të përballen me sfida ligjore dhe të përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese, duke vënë në pikëpyetje zbatueshmërinë e tyre.
Ajo shtoi se lufta kundër korrupsionit nuk duhet të përdoret për qëllime politike.




