Një punëtor 46-vjeçar është lënduar rëndë pasi ka rënë nga kati i dytë i një objekti në ndërtim në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj.
Fillimisht ai mori trajtim në Emergjencën e qytetit dhe më pas u dërgua në QKUK në Prishtinë.
Policia, hetuesit dhe inspektorati i punës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është njoftuar edhe tek prokurori. Gjendja e të lënduarit raportohet të jetë e rëndë.




