Produktet e qumështit janë pjesë e rëndësishme e ushqyerjes së përditshme, por shpesh konsumatorët përballen me dilema kur zgjedhin mes qumështit me yndyrë dhe atij pa yndyrë.
Pavarësisht përqindjes së yndyrës, qumështi përmban të njëjtat vlera ushqyese si kalciumi, proteinat, vitamina D, B12 dhe kaliumi. Dallimi kryesor mes llojeve qëndron vetëm në sasinë e yndyrës që përmbajnë.
Qumështi i plotë ka rreth 3.5% yndyrë, ndërsa variantet me 2% apo 1% kanë yndyrë të reduktuar përmes përpunimit. Qumështi pa yndyrë (0%) është i zhveshur plotësisht nga kjo përbërës, por ruan vlerat tjera ushqyese.
Ekspertët theksojnë se zgjedhja varet nga nevojat individuale. Për ata që synojnë të humbin peshë rekomandohet qumështi pa yndyrë, ndërsa për të tjerët vendimi mund të bazohet në shije dhe stil jetese.




