KDI ka vlerësuar miratimin në parim të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në forcimin e mekanizmave për luftimin e korrupsionit.
Sipas KDI-së, krijimi i një mekanizmi për konfiskimin civil të pasurisë së pajustifikueshme përbën zhvillim të rëndësishëm, sidomos në kushtet kur konfiskimi penal ka qenë i kufizuar dhe joefektiv ndër vite.
Instituti thekson se suksesi i ligjit varet nga përmbajtja përfundimtare dhe përputhja me Kushtetutën, si dhe nga reflektimi i rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias.
KDI i bën thirrje Kuvendit që procesi i shqyrtimit të jetë i mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, me hapësirë për ekspertizë profesionale dhe debat publik, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar në këtë proces.




