Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me vizitat e tij të fundit jashtë vendit, përfshirë Londrën dhe Spanjën.
Ajo ka thënë se këto udhëtime po zhvillohen pa rezultate konkrete për vendin, në një kohë kur, sipas saj, po afrohet afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit dhe mungon konsensusi politik.
Çitaku ka theksuar se kjo qasje tregon mungesë të vullnetit për stabilitet institucional dhe ka kërkuar që kryeministri të fokusohet në çështjet e brendshme dhe problemet e qytetarëve.




