Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Programin amerikan për Asistencë Kundër Terrorizmit dhe Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, ka përmbyllur trajnimin e avancuar gjashtëjavor “Rural Enforcement Operations (REO)”. Në këtë trajnim morën pjesë 24 pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese, të udhëhequr nga instruktorë ndërkombëtarë.
Programi u fokusua në operacione taktike në mjedise rurale, reagim ndaj kërcënimeve terroriste, vendimmarrje taktike dhe koordinim operacional në situata komplekse.
Autoritetet vlerësuan se trajnimi ka rritur ndjeshëm gatishmërinë dhe profesionalizmin e policisë, duke forcuar bashkëpunimin strategjik me SHBA-në në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit.




