Deputetja e LVV, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka deklaruar në Kuvend se nuk synohet ndryshimi i përmbajtjes së marrëveshjes ndërkombëtare për anëtarësimin në “Bordin e Paqes”, por vetëm ndërhyrje në një paragraf të projektligjit.
Ajo tha se është formuar një grup punues për trajtimin e çështjes dhe se ndryshimi nuk prek vetë marrëveshjen, por një pjesë të tekstit ligjor që e shoqëron atë.
Kryeziu Hyseni theksoi se deputetët nuk mund të ndryshojnë përmbajtjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, por mund të adresojnë çështje teknike në projektligj, për të cilat sipas saj ka pasur nevojë për ndërhyrje.




