Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar sërish NATO-n përmes një postimi në Truth Social, menjëherë pas zhvillimeve të fundit lidhur me Ngushticën e Hormuzit.
Në reagimin e tij, Trump tha se aleanca ushtarake perëndimore kishte ofruar ndihmë, por ai e kishte refuzuar atë. “Tani që situata e Ngushticës së Hormuzit ka mbaruar, mora një telefonatë nga NATO duke më pyetur nëse do të na duhej ndihmë,” shkroi ai.
Megjithatë, presidenti amerikan përdori tone të ashpra ndaj aleatëve, duke deklaruar: “U thash atyre të qëndrojnë larg. Ata ishin të padobishëm kur ishte e nevojshme, janë një ‘tigër prej letre’!”
Këto deklarata vijnë në një kohë kur liderët evropianë, përfshirë kryeministrin britanik Keir Starmer dhe presidentin francez Emmanuel Macron, kanë shprehur gatishmëri për të udhëhequr një mision ushtarak mbrojtës për sigurinë e anijeve në rajon.
Qëndrimi i Trump pritet të nxisë reagime të reja brenda NATO-s dhe të thellojë debatet mbi rolin dhe bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.




