Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar votim të fshehtë për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Pas raundit të dytë të votimit, nga gara është eliminuar Shpresa Emra, e cila ka marrë 12 vota.
Në raundin e tretë kanë vazhduar këta kandidatë: Zahir Qerkini me 42 vota, Flamur Mrasori me 43 vota, Emine Avdyli Pozhari me 63 vota dhe Jonida Xhafaj me 62 vota.




