Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku një nxënës 15-vjeçar ka vdekur pasi është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike.
Sipas Policisë së Kosovës, zëdhënësi i rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se viktima ka arritur pa shenja jete në Qendrën Emergjente të Ferizajt, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen si pasojë e arrestit kardiak.
Policia ka njoftuar se prokurori ka autorizuar hetimet dhe rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.




