Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar regjistrimin e partisë politike “Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale”, një iniciativë qytetare e udhëhequr nga Sali Salihu.
Sipas njoftimit, pas aplikimit për regjistrim janë shqyrtuar dhe verifikuar të gjitha dokumentet e nevojshme, përfshirë statutin, programin, aktin e themelimit, simbolin, raportin financiar dhe nënshkrimet e përkrahësve.
KQZ ka bërë të ditur se pas kërkesave për plotësim dhe ndryshime, iniciativa ka përmbushur të gjitha kriteret brenda afatit të caktuar, duke mundësuar regjistrimin zyrtar të saj si subjekt politik.




