Google ka publikuar versionin e katërt dhe të fundit beta të sistemit operativ Android 17, duke sinjalizuar se lansimi final është shumë afër.
Ky version i fundit beta sjell kryesisht përmirësime në stabilitet dhe optimizim të performancës, si dhe rregullime të gabimeve ekzistuese, pa ndryshime të mëdha vizuale apo funksionale.
Sipas Google, ky hap tregon se Android 17 ka hyrë në fazën përfundimtare të testimit para versionit stabil. Sistemi është i disponueshëm për pajisjet e përputhshme përmes programit beta.
Përdoruesit që kanë testuar versionet e mëparshme nuk pritet të vërejnë ndryshime të mëdha, pasi fokusi kryesor i këtij versioni është përgatitja për lansimin final dhe rritja e qëndrueshmërisë së sistemit.




