Hetuesi i Njësisë Anti-drogë në Pejë ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar sot në një fshat të kësaj komune, ku është zbuluar një laborator i dyshuar për drogë.
Ai tha se pas informacioneve operative në terren dhe në koordinim me Prokurorinë, është siguruar urdhëresa e Gjykatës Themelore dhe është ndërmarrë aksioni në bashkëpunim me prokurorinë.
Sipas tij, në vendngjarje janë konstatuar bimë të dyshuara narkotike, të cilat dyshohet të jenë “cannabis sativa”, ndërsa është gjetur edhe një hapësirë përpunimi.
“Është gjetur edhe një armë, si dhe dyshohet për keqpërdorim të energjisë elektrike”, ka deklaruar hetuesi, duke shtuar se ekzaminimet do të përcaktojnë saktësisht llojin e substancave të sekuestruara.//EO//




