Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë me ftesë të homologut të tij, Pedro Sánchez, pas qëndrimit në Itali.
Ai po merr pjesë në Samitin “Në Mbrojtje të Demokracisë”, i cili këtë vit po mbahet në Barcelonë dhe mbledh liderë të shumtë evropianë e ndërkombëtarë.
Gjatë aktivitetit, Rama është takuar me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez dhe ka marrë pjesë në foton zyrtare të samitit me liderët pjesëmarrës. Në agjendën e tij parashikohet gjithashtu një takim me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.
Një ditë më parë, kryeministri shqiptar u prit nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, ku u diskutua për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe turistike mes Shqipërisë dhe Spanjës.
Sipas Ramës, Shqipëria po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për të rinjtë spanjollë, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve ndodhen në nivelin më të mirë historik.2m




