Këngëtari Zayn Malik ka njoftuar se është shtruar në spital në ditën e publikimit të albumit të tij të ri “Konnakol”, duke bërë të ditur se është në proces shërimi.
Ai ka falënderuar fansat për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka shprehur keqardhje që nuk mund të jetë i pranishëm në aktivitetet e planifikuara për këtë javë.
Malik gjithashtu ka shprehur mirënjohje për stafin mjekësor, përfshirë mjekët, kardiologët dhe infermierët, të cilët i kanë ofruar kujdes gjatë qëndrimit të tij në spital.
Këngëtari nuk ka bërë të ditur arsyen e shtrimit në spital, por ka konfirmuar se planifikon të rikthehet në skenë në një performancë të ardhshme në Nju Jork.
Albumi i tij i ri është përshkruar si një projekt që reflekton zhvillimin personal dhe ndikimet nga trashëgimia e tij muzikore dhe kulturore.




