Në kuadër të manifestimit tradicional “Lulëkuqet e Prillit”, në fshatin Roganë të komunës së Kamenicës janë zbuluar bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu.
Ceremonia u zhvillua në oborrin e shkollave që mbajnë emrat e dy heronjve dhe mblodhi familjarë të tyre, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë.
Me këtë rast, vajza e Metush Krasniqit, Teuta, mbajti një fjalë rasti, duke ndarë një kujtim personal nga fëmijëria dhe momentin e kthimit të babait nga burgu, duke theksuar emocionet që i ka ruajtur ndër vite.
Zbulimi i busteve u vlerësua si një akt nderimi për jetën, veprën dhe sakrificën e dy figurave të rëndësishme në historinë kombëtare.//EO//




