Federata e Peshkatarëve ka vendosur pezullimin e përkohshëm të peshkimit të krapit në të gjitha ujërat e Kosovës, duke filluar nga 15 prilli deri më 31 maj.
Gjatë kësaj periudhe do të lejohet vetëm peshkimi sportiv me parimin “kap dhe lësho”, ndërsa ndalohet mbajtja apo grumbullimi i peshkut në çfarëdo forme.
Shoqatat e peshkatarëve janë të obliguara ta respektojnë këtë vendim, ndërsa autoritetet paralajmërojnë masa për ata që nuk e zbatojnë. Monitorimi do të kryhet nga rojet përkatëse në terren.
Ky hap synon mbrojtjen e krapit gjatë sezonit të shumimit dhe ruajtjen e ekosistemit ujor.




