Aktori i njohur turk Burak Deniz është përfshirë në një skandal që po trondit industrinë e showbiz-it në Turqi.
Sipas mediave turke, analizat e kryera nga Instituti i Mjekësisë Ligjore kanë zbuluar gjurmë të substancave narkotike në organizmin e tij. Ai është marrë në pyetje si pjesë e një hetimi që përfshin disa figura publike.
Në këtë hetim përmenden edhe emra të tjerë të njohur nga fusha e artit dhe muzikës, ku dyshohet për përdorim të substancave si marihuana dhe kokaina.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe mund të ndikojë në projektet dhe kontratat e ardhshme të aktorit.




