Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) është pranuar si anëtare e asociuar në Rrjetin e Rinisë Liberale Europiane (LYMEC), me shumicë votash gjatë Kongresit Pranveror 2026.
Sipas njoftimit, kongresi u mbajt në kuadër të shënimit të 50-vjetorit të themelimit të LYMEC. Në këtë ngjarje, RDK u përfaqësua nga Trim Syla, kryetar i RDK-së në Prishtinë, i cili prezantoi vizionin e organizatës për forcimin e demokracisë, fuqizimin e të rinjve në politikë dhe avancimin e integrimit europian.
Në njoftim theksohet se anëtarësimi në LYMEC përbën një hap të rëndësishëm për RDK-në, duke krijuar mundësi për bashkëpunim më të gjerë dhe përfaqësim më të madh në arenën politike europiane, si dhe për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në rrjetet liberale në Ballkan, Europë dhe më gjerë.




