Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar qeverisjen në Gjakovë, duke theksuar se qyteti ka përfituar zhvillim dhe projekte konkrete nën udhëheqjen e Aleancës dhe kryetarit Ardian Gjini.
Ai ka thënë se Gjakova është shndërruar në një model të mirëqeverisjes lokale dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Haradinaj ka uruar gjithashtu zgjedhjen e Flamur Fetahajt si kryetar i ri i degës së AAK-së në Gjakovë, duke i dëshiruar sukses në detyrën e tij dhe duke falënderuar strukturat e deritanishme për punën e bërë.




