Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me kryeministrin e Pakistanit Shehbaz Sharif, me fokus forcimin e marrëdhënieve bilaterale.
Në një postim në Facebook, Osmani tha se e ka falënderuar Sharifin për angazhimin në thellimin e bashkëpunimit me Kosovën, si dhe ka vlerësuar rolin e Pakistanit në ndërmjetësimin e krizave globale.
Ajo shtoi se ky takim përbën një mundësi të rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.




